Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka kërkuar nga kryetari dhe nënkryetari i BDI-së që publikisht të tregojnë nëse, siç thotë ai, do të vazhdojnë ta lusin kryeministrin Hristijan Mickoski për t’u bërë pjesë e qeverisë.

“Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickoskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me kënd duan të bëjnë qeveri? …pra duan pikërisht me Mickoskin! Ja tani publikisht po i pyes. Le të përgjigjen. A do të ndalojnë, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë, para dyerve të OBRM-PDUKM-së dhe para Mickoskit, që ta lusin, pa kryetar Kuvendi, me më pak ministra siç po tregojnë edhe partnerët e tyre, të cilat tanimë nuk janë bashkë. Pra, a do të përkrahin një qeveri, me “albanofobin” Mickoski të bëjnë qeveri? Në këtë duhet publikisht të përgjigjen!”, ka pyetur Mexhiti.

Kujtojmë se ditë më parë, Bujar Osmani e quajti kryeministrin Mickoski “albanofob” dhe se i urren shqiptarët.

Share.
Exit mobile version