Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot nënshkroi marrëveshje për mbështetje financiare me drejtorin e NP “Pyjet Kombëtare”, Zdravko Trajanov për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në fushën e pylltarisë dhe mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore, në vlerë të përgjithshme prej 48 milionë denarësh.
“Mbështetja financiare jepet në masën 100% të vlerës për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në pylltari dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, por jo më shumë se 48.000.000 denarë me TVSH të përfshirë”, informojnë nga MBPEU.
Me këto mjete financiare parashihet blerja e Pajisjeve speciale për shuarjen e zjarreve pyjore – pompa; Makinave ndërtimore – buldozerë; Kompresor dizel komplet për nevojat gjatë ndërtimit të rrugëve; Traktor me vinç.
“Ky investim i drejtpërdrejtë ka për qëllim modernizimin e NP ‘Pyjet nacionale’ në drejtim të mbrojtjes së pyjeve dhe përballimit efikas të fatkeqësive natyrore”, thonë në MBPEU.
MBPEU me mbështetje financiare ndaj NP “Pyjet Kombëtare” në vlerë prej 48 milionë denarësh appeared first on Telegrafi.