Rezultatet e publikuara të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të dukshme të nivelit të suksesit të maturantëve në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas zëvendësdrejtorit të Qendrës Shtetërore të Provimeve, Ali Abdullai, nota mesatare e përgjithshme në të gjitha lëndët qofshin ato të detyrueshme apo zgjedhore ka arritur në 3.69, nga 3.26 që ishte vitin e kaluar, duke shënuar përmirësim pothuajse në çdo lëndë.
“Këtë vit për dhënien e provimit të maturës janë paraqitur 15 mijë maturant, 3 përqind prej tyre nuk u paraqitën në ditën e provimit. 5966 maturantë ishin nga shkollat e mesme të gjimnazit, 8816 ishin nga shkollat e mesme profesionale dhe 222 nga shkollat e mesme të artit. Nota mesatare që arritën maturantët te të gjitha lëndët qofshin ato të dëtyrueshme apo zgjedhore është 3.69 që në krahasim me vitin e kaluar i cili ishte 3,26 ka një përmirësim të dukshëm gati se në të gjitha lëndët”. – tha Zv.Drejtori i QSHP, Ali Abdullai.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë tha zv.drejtori Abdullai. Sipas tij një numër i nxënësve u përjashtuan për shkelje të rregullores gjatë nënshkrimit të testit.
“172 nxënësve u është anuluar testi për arsye të mosrespektimit të rregullores gjatë nënshkrimit të testit. Pas publikimit të notave, 507 maturantë ose 1.77% e totalit paraqitën ankesa për rezultatet e tyre, të cilat tashmë po shqyrtohen nga autoritetet arsimore”. – u shpreh Abdullai.
Të gjithë nxënësit të cilët nuk e kanë kaluar provimin e maturës shtetërore në afatin e parë kanë mundësi që ti nënshtrohen provimit në afatin e dytë më 12 gusht në lëndët e gjuhës amtare, ndërsa më 14 gusht në lëndët zgjedhore.
Maqedoni, rritet mesatarja e maturës shtetërore appeared first on Telegrafi.