Pasi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se ësht përgjuar ilagalisht nga ASK ai, gazetarët dhe bizinismenë, Bogdanka Kuzeska tha se LSDM kërkon deklasifikimin e menjëhershëm të të gjithë dokumentacionit që lidhet me akuzat për përgjime të paligjshme.
“Mickoski thotë se dyshohet se është përgjuar, ndërsa drejtori i ASK-së e mohon dhe thotë diqka tjetër, se bëhet fjalë për mbledhjen e informacioneve rreth individëve të targetuar. Kush po gënjen këtu? Nëse ASK- ja nuk e sqaron rastin, do të bëhet e qartë se kjo është një tjetër përpjekje e dështuar për manipulim nga qeveria dhe keqpërdorim parazgjedhor. Ashtu si në rastet e destabilizimit të supozuar, përpjekjes për ryshfet nga kompanitë e huaja dhe një sërë historish të tjera të sajuara që përfunduan pa asnjë provë dhe pa një zgjidhje”, tha Kuzeska.
Nga OBRM-PDUKM thanë se Mickoski, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në atë kohë, u monitorua për pesë vite.
Partia në pushtet ka kërkuar hetim më të detajuar nga prokuroria.
LSDM: Të deklasifikohen menjëherë të gjitha dokumentet që lidhen me akuzat për përgjimet e paligjshme appeared first on Telegrafi.