LSDM ka kritikuar pushtetin për zjarrin në deponinë Drislla.

Sipas LSDM-së, Shkupi po ngulfatet, ndërsa Mickoski dhe kuadrot e tij e kanë shndërruar deponinë në bombë ekologjike.

Sipas kësaj partie deponia Drislla dhe Vardarishte, po helmojnë banorët e Shkupit, ndërsa akuzojnë se qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Shkupi me ditë të tëra po ngulfatet nga tymi. Qytetarët po e paguajnë me shëndetin e tyre çmimin e paaftësisë dhe gënjeshtrave të OBRM-PDUKM-së. I lanë deponitë të rrezikojnë të drejtën e njeriut për shëndet dhe jetë. Deponitë helmojnë, ndërsa pushteti është i paaftë për të zgjidhur problemin. As shuarja e deponisë Drislla me ditë të tëra nuk jep kurrfarë rezultatesh”, tha Katerina Canevska Arsovska nga LSDM.

Share.
Exit mobile version