Pasi MPB pranoi fajësinë dhe u konfirmua ajo që thoshte LSDM, se kreu i Departamentit të Policisë së Demir Hisarit, Robert Martinovski, veproi në mënyrë të paligjshme, Ministri Pançe Toshkovski nuk duhet të përpiqet ta fshehë rastin, akuzojnë sot nga LSDM.

“Nuk mjafton thjesht të zhvillohet një procedurë para kontrollit të brendshëm. Toshkovski është i detyruar të ngrejë menjëherë kallëzim penal dhe të sigurojë që kreu të ndiqet penalisht para drejtësisë. Nuk ka vend për justifikime.

E njëjta gjë vlen edhe për Prokurorinë Themelore Publike, e cila duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare dhe të ndjekë penalisht kreun për shkelje të ligjeve.

Nëse Prokuroria Publike nuk e bën këtë, kjo do të thotë mbrojtje e drejtpërdrejtë për Martinovskin, dhe me këtë edhe për Pançe Toshkovskin.

LSDM kërkon që Prokuroria Publike të tregojë se ligji vlen për të gjithë, veçanërisht për komandantët Toshkovskit, dhe t’i japë fund abuzimeve të policisë partiake në shërbim të OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

LSDM: Pasi Ministria e Brendshme pranoi fajësinë, Martinovski duhet të mbajë përgjegjësi penale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version