Partia opozitare LSDM akuzon pushtetin se i ka harxhuar 30 mijë euro për ushqime lukzose nëpër restorante, për vetëm 4 muaj.
Sipas zëdhënës së partisë, Bogdanka Kuzeska derisa punëtorët numërojnë ditët për të arritur te paga, ministrat e OBRM-PDUKM-së harxhojnë dhjetëra mijëra euro për ushqime.
Listën e kryesojnë siç thotë ajo, ministri i Jashtëm Timço Mucunski, ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe ai i Kulturës Zoran Lutkov.
“E besoni apo jo, në katër muajt e parë të vitit, kjo qeveri ka shpenzuar mbi 30 000 euro nëpër ristorante të shtrenjta në Shkup. Festa, dreka, darka kanë paguar pothuajse të gjithë ministrat, ndërsa faturat të cilat janë të qasshme në ‘Financa të hapura’ janë të larta. Disa pagesa janë nëvlerë prej 3000 eurosh”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Ndaj këtyre akuzave reaguan nga OBRM-PDUKM duke thënë se ish-ministrat e LSDM-së harxhonin qindra mijëra euro për kokteje, hotele dhe aplikacione mobile nga 300 000 euro.
LSDM: Ministrat e OBRM-PDUKM-së kanë harxhuar 30 mijë euro për ushqime luksoze për vetëm 4 muaj appeared first on Telegrafi.