Nga LSDM thonë se me habi dhe zhgënjim të madh e kanë pranuar informacionin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili po ofrohet si ndërmjetës në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
“Ndërsa ai nga Ohri thotë një gjë, në realitet ai bën diçka krejtësisht tjetër. Ambasadori hungarez në BE votoi për ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së, që praktikisht mund të nënkuptojë fundin e mundësive të vendit për të vazhduar drejt BE-së. Nëse Orbán dhe Mickoski janë partnerë strategjikë dhe miqësia mes dy vendeve është reale, atëherë ai duhet të kishte parandaluar ndarjen dhe të ofronte një zgjidhje. Hungaria duhet të kishte përdorur autoritetin e saj si vend kryesues për të gjetur një zgjidhje në vend që ndarja të ndodhte brenda presidencës së saj. Mickoski përveç interesit të dukshëm për kredinë nga Hungaria dhe ndoshta edhe interesa të tjera afariste, nuk ka arritur të sigurojë mbështetje nga Orban për asgjë tjetër në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së shtetit”, thonë nga LSDM.
LSDM: E habitshme se si Orban po ofrohet si ndërmjetësues kur ambasadori hungarez në BE votoi PRO ndarjes së vendit tonë nga Shqipëria appeared first on Telegrafi.