Që kur Mickoski ka rrëmbyer Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, skandali me emërimin e paligjshëm të drejtorit po bëhet më i madh, akuzojnë sot nga LSDM.
“Dy drejtorë të institucioneve publike janë dënuar me kusht për shkak se kanë paraqitur certifikatë TOEFL të lëshuar nga kompania “Julia CO LTD” nga Plovdivi i Bullgarisë.
Është nga i njëjti vend dhe nga i njëjti person juridik nga është vërtetimi i drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski.
Lidhur me rastet me dy institucionet e drejtorive, ata kanë vepruar dhe nuk kanë pritur që PTHP të deklarohet dhe as që dikush t’i thërrasë publikisht, MPB ka bërë kallëzim penal dhe personat janë dënuar.
Tani pse nuk vepron Pançe Toshkovski, duke ndjekur të njëjtin shembull dhe për të njëjtin akt, duke përdorur një dokument me përmbajtje false? Pse MPB-ja nuk ka bërë kallëzim penal kundër Hristovskit?”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
MPB, thonë nga atje, duhet të ketë të njëjtat kritere dhe të veprojë sipas ligjit, pa dallim dhe jo për të mbrojtur shkeljet e ligjit./Telegrafi/
LSDM: Dy drejtorë të dënuar për çertifikata false si ajo e Hristovskit, Prokuroria duhet të veprojë appeared first on Telegrafi.