Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për kryetarin dhe nënkryetarët.

Seanca konstituive si gjithnjë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, që në këtë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa deputetja më e re, Fatma Taçi nga KDTP, do të shërbejë si ndihmëse në hapje të punimeve.

Në rendin e ditës përfshihet fillimisht formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, pasuar nga betimi i tyre.

Më pas do të vijojë votimi për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët. Siç është bërë e ditur se nënkryetarët pritet të votohen si një pako e vetme, për të përshpejtuar procesin e konstituimit dhe më pas të vazhdohet me formimin e qeverisë. /Telegrafi/

11/02/2026 16:08-​ ​LVV pritet të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Kështu merr vesh Telegrafi nga burime të saj.

11/02/2026 16:07-​ Rendi i ditës i seancës konstituive

Legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 17:00 dhe sipas rendit të ditës e rregullores së Kuvendit janë katër pika në shqyrtim.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Rendi i ditës i kësaj seance:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

Betimi i deputetëve,

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit

Share.
Exit mobile version