LAMM njofton se në vendkalimin kufitar “Tabanocë” ka fluks të shtuar të automjeteve ku koha e pritjes për hyrje është rreth 45 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare të vendit, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është shtuar. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM: Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version