
Në vendkalimet kufitare “Dojran”, në mëngjes për dalje nga vendi pritet 30 minuta, ndërsa në Tabanoc koha e pritjes për dalje nga vendi është 40 minuta.
Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa, ndërsa dukshmëri të reduktuar për shkak të mjegullës prej 30-40 metra ka në aksin rrugor nga fshati Gajre drejt Kodrës së Diellit dhe nga 100-150 metra në kalimin malor Presekë.





