Kuvendi sot, me 60 vota “pro” dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur, në kuadër të seancës së 60-të e miratoi Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Strategjik midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Hungarisë.
Marrëveshja për Bashkëpunim Strategjik midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Hungarisë u nënshkrua në Shkup, më 13 qershor 2025. U nënshkrua gjatë vizitës së shefit të diplomacisë hungareze Peter Sijarto, i pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, theksoi se kjo marrëveshje nuk është një akt bashkëpunimi ndërkombëtar. Ai theksoi se është një mesazh i qartë nga Republika e Maqedonisë se po ndërton partneritete të qëndrueshme, afatgjata dhe të besueshme me miq të vërtetë në një kohë kur kemi nevojë për partnerë të vërtetë më shumë se kurrë.
“Kjo është marrëveshja e dytë strategjike që kjo qeveri ka lidhur në vitin e parë të mandatit të saj. Kjo marrëveshje duhet të mirëpritet si një hap në drejtimin e duhur, drejtimin e një politike të jashtme konkrete, diplomacisë ekonomike produktive dhe angazhimit vizionar për të ardhmen e vendit. Me këtë marrëveshje vendoset një partneritet formal strategjik midis Maqedonisë dhe Hungarisë, një vend-anëtar i BE-së dhe NATO-s, me të cilin kemi dekada miqësie dhe marrëdhënie të qëndrueshme politike. Një partneritet i tillë do të mundësojë avancimin e bashkëpunimit në shumë fusha të rëndësishme – infrastrukturë, energji, transport, teknologji informacioni, siguri kibernetike dhe mbrojtje. Këto fusha janë nxitësi i çdo zhvillimi serioz dhe një garanci e stabilitetit ekonomik dhe të sigurisë, i cili është me rëndësi të veçantë në situatën aktuale gjeopolitike në Evropë. Marrëveshja ofron mundësi për ekonominë vendase përmes përfshirjes aktive të sektorit privat të Maqedonisë dhe futjes së investitorëve të huaj në zbatimin e projekteve strategjike”, tha Micevski.
Deputetët mbështetën edhe Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në arsim të lartë dhe pranim në studime në Ballkanin Perëndimor.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi marrëveshjen për bashkëpunim strategjik me Hungarinë appeared first on Telegrafi.