Kryeprokurori Lupço Kocevski do të mbetet në funksion, pavarësisht se ndaj tij u votua interpelancë nga 71 deputetët të Kuvendit. Kryeministrit Hristijan Mickoski e akuzoi atë se po vazhdon t’i shërben LSDM-së dhe BDI-së, duke shtuar se vendimi për shkarkim nuk mund të aktivizohet shkaku i periudhës zgjedhore.
“Tani, edhe nëse do të donim, nuk mund të ndërmarrim asnjë veprim sepse jemi në prag të shpalljes së zgjedhjeve. Zgjedhjet me shumë mundësi do të shpallen në fund të javës së ardhshme. Pra, të gjitha proceset e përzgjedhjes dhe emërimit për shkak të kufizimeve të ligjit do të ndërpriten. Nga nëntori, ne do të vazhdojmë me procesin, aty ku e lamë. Nëse ai jep dorëheqjen, ne përsëri do të hyjmë në një labirint në të cilin nuk mund ta zgjedhim për shkak të kufizimeve që kemi. Ne mund të zgjedhim, por do të jetë në kundërshtim me ligjin”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Nga ana tjetër, LSDM-ja opozitare, e cila nuk votoi për interpelancën, beson se Kocevski nuk duhet të shkarkohet. Sipas opozitës, shkarkimi i tij nga Qeveria në këtë kohë do të ishte joparimore.
“Ne e konsiderojmë shkarkimin e çdo prokurori, përfshirë Kocevskin, me një ndërhyrje të tillë nga pushteti ekzekutiv, si joparimore nga perspektiva e ndarjes së pushteteve”, tha Ana Çupeska, LSDM.
Kanë kaluar tre ditë që kur Parlamenti, me 71 vota “për” pranoi konstatimet nga interpelanca dhe i miratoi ato, por Kocevski pavarësisht vullnetit të shumicës në ligjvënës vazhdon të struket dhe të mos deklaron për hapat e tij të mëtejmë. Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së nuk votuan për interpelancën e Kocevskit ndërsa shpjegimi i tyre ishte se interpelanca nuk ka efekt ligjor dhe për këtë arsye ata besojnë se nuk ka nevojë të votohet. Kocevski ka qenë në detyrë si Prokuror publik i shtetit që nga shkurti i vitit 2024, kur koalicioni LSDM-BDI ishte në pushtet./Alsat/
Kryeprokurori Lupço Kocevski do të mbetet në funksion, pavarësisht se ndaj tij u votua interpelancë ndaj tij appeared first on Telegrafi.