Çmimi i energjisë termike nuk do të ndryshojë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Mbeturinave Komunale (KRRE) të Republikës së Maqedonisë së Veriut. KRRE ka miratuar një vendim që çmimet aktuale për energjinë termike do të vazhdojnë të zbatohen deri në marrjen e një vendimi të ri.
“KRRE ka kryer analiza të thella nga të dhënat e dorëzuara mbi punën e kompanive të cilët kryejnë prodhim shpërndarje dhe furnizim me energji të ngrohjes në Qytetin e Shkupit. Ne arritëm në përfundim se për të marrë një vendim që do të pasqyronte plotësisht kostot reale të të gjithë aktiviteteve të rregulluara, veçanërisht prodhimin e energjisë ngrohëse, kërkohet një vlerësim shtesë së aseteve fikse-impiantet e ngrohjes.
KRRE, deri te Byroja për vlerësim në shkurt ka dërguar kërkesë për llogaritjen e mjeteve bazë për veprimtarinë prodhuese, por deri sot nuk kemi marrë ndonjë raport të vlerësimit dhe për shkak të kësaj nuk mund të bëjmë llogarit finale.
Me qëllim që të sigurohet trajtim i barabartë i të gjithë konsumatorëve të energjisë ngrohëse në territorin e Qytetit të Shkupit, KRRE ka marrë vendime që të vazhdojë të aplikojë të njëjtat tarifa, përkatësisht faturat e ngrohjes nuk do të ndryshojnë, derisa të merret një vendim i ri”, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
Ndryshe, me vendimin e fundit të 1 shkurtit, çmimi për konsumatorët e energjisë ngrohëse në Qytetin e Shkupit u rrit me 5.03%, si rezultat i rritjes së çmimit të gazit natyror në bursat botërore me 16% në tremujorin e fundit të vitit 2024./Telegrafi/
KRRE: Çmimi i energjisë termike nuk do ndryshojë appeared first on Telegrafi.