Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur për iniciativën për të vendosur pllakë përkujtimore për nder të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës, ndërsa tha se kjo iniciativë sot ka kaluar në Këshillin e Komunës së Tetovës.
Kasami theksoi se iniciativa formalisht ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të jem pjesë e kësaj iniciative. Është e përbashkët nga Komuna e Tetovës, Spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Formalisht është dërguar në komunë nga Ministria e Shëndetësisë dhe sot kaloi dhe u miratua nga këshilli komunal”.
“Ministria e Shëndetësisë iniciativën për parkun e ka bërë në bashkëpunim me familjarët. Komunikimi ynë me Ministrinë e Shëndetësisë është se ideja ka qenë në koordinim me familjarët”, tha mes tjerash Kasami.
Ai gjithashtu theksoi se duhet përfundimisht organet e hetuesisë të vendosin drejtësi për zjarrin tragjik më 8 shtator të vitit 2021.
“Organet e hetuesisë të tejkalojnë presionet politike që mund të kenë qenë në të kaluarën, dhe procesi për spitalin modular të vazhdojë në drejtim të zbardhjes së fajtorëve të vërtetë të tragjedisë, e cila nuk duhet të përsëritet. Nëse drejtësia nuk vjen në vend, rrezikojmë që këto raste të na përsëriten”, tha Kasami./Telegrafi/
Kasami: Iniciativa për parkun përkujtimor në Spitalin Modular është në koordinim me familjarët e viktimave appeared first on Telegrafi.