Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami thotë se VLEN-i është në rrugë drejt transformimit në një parti politike, duke i shkrirë subjektet aktuale që përbëjnë koalicionin.
“Dominon argumenti që të kemi një organizatë të përbashkët politike, përballë varianti i të qenit si koalicion mes më shumë partive politike”, tha Kasami në “Alsat”.
Ai sqaroi se VLEN-i do të ketë një strukturë komplekse lidershipi, ku të gjitha strukturat do ta gjejnë veten të përfaqësuar. Kasami paralajmëroi se do të ketë një trup presidence, ku do të merren vendimet me konsensus.
“Lidershipi i VLEN-it nuk mund të jetë një model klasik dhe i thjeshtë. Kjo nënkupton se përpara se ti japim peshë kryesore kryetarit, të kemi një presidencë apo kryesi të VLEN-it, ku pjesa më e madhe e vendimeve të merret me konsensus si deri tash, dhe kryetarët e subjekteve të cilët e përbëjnë VLEN-in të kenë pozita të rëndësishme në këtë organizatë”, deklaroi Kasami.
Por, megjithatë, ai tha se VLEN-i do të ketë një kryetar përfaqësues.

