Prokuroria dhe Policia njoftojnë se janë parashtruar kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive për korrupsion dhe krim ekonomik.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë aksionit në Shkup, Kumanovë, Negotinë, Veles, Pehçevë, Probishtip dhe Koçan, janë arrestuar 11 persona, ndërsa po kërkohen edhe dy të tjerë.

Toshkovski: Është ndaluar ish-drejtori i Drejtorisë së Librave Amë

Sipas Prokurorisë, gjatë vitit 2023, një grup zyrtarësh nga EMV Distrubuimi i Ngrohjes dhe administratorë të dy kompanive, manipuluan një tender publik për pajisje të monitorimit të stacioneve të ngrohjes. Kjo solli që një nga kompanitë të përfitonte 472 milionë denarë (rreth 7,68 milionë euro) në dëm të buxhetit të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV).

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, grupi ka pastruar dhe transferuar 125 milionë denarë (rreth 2 milionë euro) për të fshehur burimin dhe pronësinë e këtyre parave.

Gjykata Themelore Penale Shkup ka shqiptuar masën e paraburgimit për 7 persona, ndërsa për 6 të tjerë janë caktuar masa sigurimi për prezencë.

Share.
Exit mobile version