MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj një 32-vjeçari nga Koçani për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.
“”Njësia për Krim Ndërkufitar, Migrim, të Huaj dhe Riatdhesim Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj B.I. (32) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentit”. Më 15.08.2025 në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari ka paraqitur për kontroll patentë shoferi të falsifikuar gjermane”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version