MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave nga Gostivari për shkak se kanë kryer veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “punë e pakujdesshme në shërbim”.
“Zyra e Jashtme për Çështje Penale në Gostivar ngriti një kallëzim penal kundër S.S. (35) nga fshati Reçan, Gostivar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtim i paligjshëm” dhe kundër V.R. (42) nga Gostivari për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pakujdesshme në shërbim”.
Në mars të vitit 2025, në një vendbanim të Gostivarit, i akuzuari i parë, në cilësinë e pronarit të një objekti në ndërtim e sipër, ndërtoi 22 shtylla betoni, pa poseduar leje përkatëse të lëshuar nga një organ kompetent.
Ndërsa i akuzuari i dytë, inspektor i autorizuar ndërtimi pranë komunës së Gostivarit, pas një raporti të paraqitur nga Ministria e Brendshme për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale, nuk doli në terren dhe nuk e inspektoi ndërtimin”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/