“Qeveria është e vendosur fuqimisht ta zbatojnë Strategjinë për Specializimin intelegjent të Maqedonisë, e cila do të mundësojë të ndërtojmë shoqëri të bazuar në dije dhe inovacion, ndërsa Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian mbetet partneri ynë më i rëndësishëm në përmbushjen e këtij qëllimi. Jemi mirënjohës për mbështetjen e deritanishme dhe i pranojmë të gjitha sugjerimet për përmirësimin e politikave të ardhshme të lidhura me zhvillimin e shkencës dhe inovacionit”.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën për procesin e specializimit intelegjent të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet sot në Bruksel, organizuar nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian, ku ajo i prezantoi rezultatet e deritanishme nga zbatimi i Planit të Veprimit 2024–2025 të Strategjisë për Specializimin Intelegjent të shtetit.
Plani i Veprimit për periudhën 2024–2025 përfshin 35 masa dhe 63 aktivitete me buxhet prej 6,1 milionë euro. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përfshirë në 31 aktivitete , ndërsa sipas analizës, deri tani janë realizuar mbi 80% e detyrimeve të parashikuara,” theksoi Janevska, duke shtuar se plani i ri i veprimit për periudhën 2026–2027 është në përgatitje dhe se në të do të integrohen rekomandimet e Qendrës së Përbashkët Kërkimore të KE-së për forcimin e qëndrueshmërisë financiare, angazhimin e sektorit privat dhe përmirësimin e mekanizmave për monitorimin dhe vlerësimin e Strategjisë për Specializimin Intelegjent.
Ministrja theksoi se këtë vit Qeveria pothuajse e ka dyfishuar buxhetin për shkencë dhe kërkime krahasuar me vitin 2024, ka financuar zbatimin e projekteve të institucioneve publike shkencore dhe të arsimit të lartë, të ASHAM-it dhe komunitetit të biznesit, të cilat janë të lidhura ngushtë me objektivat e Strategjisë për Specializimin Intelegjent, si edhe se është miratuar Ligji i ri për Veprimtarinë Inovative, Zhvillimin Shkencor-Teknologjik dhe ndërmarrësinë, mbi bazën e të cilit është themeluar edhe Agjencia e re Kombëtare për Inovacione dhe Ndërmarrësi – INOVA. Në proces përgatitjeje janë edhe Ligjet e reja për Arsimin e Lartë dhe për Veprimtarinë Kërkimore- Shkencore.
“Do të dëshiroja të ndaj nismën tonë kombëtare të fundit për themelimin e Parkut Shkencor- Teknologjik, që paraqet prioritet kyç strategjik për Qeverinë. Jemi plotësisht të përkushtuar për realizimin e tij të suksesshëm dhe aktualisht po e përgatisim dokumentacionin e nevojshëm në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët e interesuara. Është planifikuar që zbatimi i projektit të fillojë në vitin 2026, duke shënuar pikë kthese të rëndësishme në avancimin e zhvillimit teknologjik dhe inovacioneve në vendin tonë”, potencoi Janevska.
Ministrja theksoi se shteti ka bashkëpunim të shkëlqyer me Qendrën e Përbashkët Kërkimore të KE-së, me të cilën vitin e kaluar MASH nënshkroi memorandum bashkëpunimi, dhe laboratorët e Qendrës u bënë të qasshëm për shkencëtarët dhe hulumtuesit maqedonas. Ajo tha se vitin e ardhshëm do të shpallet edhe thirrje për mbështetje financiare të shkencëtarëve, me qëllim të stimulimit të shfrytëzimit më të madh të laboratorëve.
Në konferencë, krahas ministres Janevska, morën pjesë edhe komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, drejtori i përgjithshëm i JRC-së, Bernard Magenhan, si dhe ministra dhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

