Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska informoi se mësim në një ndërrim tashmë ka në 150 shkolla në të cilat nuk ka pasur ose ka pasur shumë pak ndërhyrje ndërtimore që të mund të fillohet. Ajo pret që ky proces të vazhdojë në 25 shkolla në të cilat, tha, do të ketë nevojë për ndërhyrje ndërtimore gjegjësisht shtim të klasave që të mund t’i përfshijnë të gjithë nxënësit në një ndërrim.
“Sigurisht po fillojmë në pesë, po fillojmë në komunat Gjorçe Petrov dhe Karposh, ndërsa pastaj do të vazhdojmë edhe në të tjera. Këtë vit pres të fillojmë punën në 25 shkolla, të cilat, gjithsesi, do të jenë më afatgjata dhe do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm”, deklaroi Janevska.
Shtoi se vendosja e mësimit në një ndërrim ka lidhje me optimizimin e rrjetit shkollor që, tha, “nuk është proces i lehtë.
“Ai ka filluar, po shkon mirë dhe do të vazhdojë edhe më tutje. Besoj se do të arrijmë ta përfundojmë pjesën më të madhe të saj në një mandat, por besoj se ata që vijnë pas nesh do ta vazhdojnë sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për cilësinë e arsimit dhe në të mirë të nxënësve”, theksoi Janevska.
Janevska: Mësim në një ndërrim ka në 150 shkolla, do të zbatohet edhe në 25 shkolla të tjera appeared first on Telegrafi.