Dorëheqja e Jadranka Daboviq Anastasovska nga pozicioni i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend.

Profesoresha e Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë”, Jadranka Daboviq-Anastasovska, u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor 2023. Ajo zëvendësoi gjyqtarin e pensionuar Jovan Josifovski.

Kuvendi duhet të diskutojë procedurën e mëtejshme bazuar në materialin e paraqitur./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version