Një incident ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Prishtinë, ku një mashkull kosovar, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, mirëpo gjatë procedurës, ai ka tentuar të largohet nga stacioni.

Gjatë përpjekjes për arratisje, ai ka sulmuar sërish zyrtarët policorë, duke u shkaktuar atyre lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit, pas përfundimit të intervistimit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Autoritetet janë duke vazhduar hetimet në lidhje me rastin./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version