Shtetasja e Maqedonisë së Veriut me inicialet S.G. (80) nga rajoni i Manastirit ndërroi jetë në plazhin e Snën Stefanit në Mal të Zi, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa notonte në det.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Budvës për gazetën “Vijesti”, e cila ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Shtetërore për rastin.
Sipas informatave të publikuara, turistja ishte në plazh së bashku me familjen e saj dhe u ndje keq teksa po notonte në ujërat e cekëta.
Ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti në vendngjarje, por përpjekjet për reanimim ishin të pasuksesshme. Sipas informacioneve, gruaja kishte qenë paciente me probleme të zemrës prej shumë vitesh.
Humb jetën në Shën Stefan shtetasja nga Maqedonia appeared first on Telegrafi.