Nga nesër shpallet konkursi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Nga Kuvendi njoftojnë se afati për aplikim do të zgjasë 10 ditë, ndërsa procedura do të vijojë sipas afateve të përcaktuara në nenin 12 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
Paraprakisht Kuvendi konstatoi dorëheqjen e tashme ish-kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.
Ajo dorëzoi dorëheqjen më 25 korrik, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë ndaj saj për dy vepra penale.
Hapet konkursi për kryetar të ri të Antikorrupsionit, afati për aplikim do të zgjasë 10 ditë appeared first on Telegrafi.