2.058 m2 është sipërfaqja e çerdhes së re “Bambi” që sot u lëshua në përdorim. Sipas drejtuesve të këtij institucioni, 350 fëmijë do të kenë mundësi të edukohen dhe zhvilllohen në këtë objekt që tashmë plotëson kushtet më moderne për mësim.
“Ky objekt I ri i kopshtit “Fidani” ka një kapacitet prej 350 fëmijësh me 21 klasa të ndërtuara dhe të pajisura sipas standardeve modern, europiane ku çdo detaj është menduar për të ofruar kushte sa më të sigurta, edukative dhe të ngrohta për fëmijët tanë”, tha Gzime Bakiu, drejtoreshë e Kopshtit “Fidani”.
Në objektin “Bambi” do të sistemohen fëmijë nga mosha nëntë muajshe e deri në gjashtë vjet. Krahas gjuhës shqipe do të funksionojnë edhe grupet në gjuhën turke dhe boshnjake.
“Fëmijët që do të edukohen në këtë haspsirë do të kenë mundësi të zhvillohen në kushte bashkëkohore, të sigurta dhe në përputhje me standardet më të larta të edukimit parashkollor. Ky investim është një përgjigje konkrete ndaj nevojave reale të një territori me rritje të shpejtë urbane dhe sociale siç është Çairi”, u shpreh Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.
Ndërtimi I objektit ka kushtuar 2 milionë euro. Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti paralajmëroi se mbi 3.5 milionë euro janë ndarë për ndërtimin edhe të dy çerdheve të reja në Çair, objekti Vesëza dhe Borëbardha./Alsat/
Hapet çerdhe e re në Çair, do të pranojë 350 fëmijë appeared first on Telegrafi.