Gjykata Kushtetuese po shqyrton nismën për Ligjin e Komunikimeve Elektronike i cili parasheh detyrimin për operatorët telekomunikues të mbajnë të dhëna për komunikimet elektronike të të gjithë parapaguesve në periudhën prej 12 muajve, pa vendim gjyqësor.
Në nismë, përveç nenit 178 të latpërmendur të Ligjit për komunikime elektronike kontestohet dhe neni 176 paragrafi 3 i ligjit të njejtë i cili përcakton se operatorët janë të detyruar të dorëzojnë të dhëna për komunikimet elektronike të parapaguesve me kërkesë t’ua dorëzojnë organeve kompetente sipas kushteve dhe procedurave të konfirmuara me ligj. Me ç’rast edhe kjo dispozitë e ligjit nuk parasheh ekzistimin e vendimit gjyqësor për të dhënat e tilla të mbajtura, për shkak të së cilës edhe nenet 176 dhe 178 të Ligjit për komunikime elektronike nuk janë në pajtim me nenin 17 të Kushtetutës, qëndron në nismë.
Parashtruesit e nismës konsiderojnë se dispozitat e kontestuara të ligjit nuk përmbajnë garanci të mjaftueshme kundër keqpërdorimeve të mundshme nga organi i autorizuar me mundësinë e dhënë teknike për monitorim të vazhdueshëm dhe të pavarur të komunikimeve elektronike të qytetarëve, si dhe gjatë mbledhjes së nevojshme të të dhënave në lidhje me komunikimin e bërë. Në mungesë të dispozitave të qarta ligjore në lidhje me monitorimin e komunikimeve, ekziston rreziku i krijimit të një pushteti të kufizuar, në kundërshtim me parimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Iniciatorë të nismës janë EUROTHINK – Qendra për Strategji Evropiane nga Shkupi, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë nga Shkupi, Asociacioni për Iniciativa Zhvillimore – Zenit Shkup nga Shkupi, Forumi për Hulumtim të Politikave të Sigurisë SEKURITAS nga Manastiri dhe Profesor Dr. Trpe Stojanovski nga Shkupi.
Gjykata Kushtetuese në RMV po shqyrton nismën për veprimin e operatorëve telekomunikues me të dhënat për parapaguesit appeared first on Telegrafi.