Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka iniciuar procedurë për paragrafin 4, paragrafin 1 të Rregullës për akomodim dhe rend në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë nr. 02-295/1 të datës 16.07.2012. (Përmbajtja e diskutueshme: “Ritet fetare janë të ndaluara në objektet ushtarake”), thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë fazë të procedurës, gjykata shprehu dyshimin se akti i kontestuar nuk është në përputhje me vlerat themelore të rendit kushtetues të përcaktuara në nenin 8 paragrafi 1, paragrafët 1, 3 dhe 11 të Kushtetutës, gjegjësisht liritë dhe të drejtat themelore dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, shteti i së drejtës, si dhe nenet 3, 8 dhe 20 të Ligjit për pozitën juridike të kishës, bashkësisë fetare dhe grupit fetar.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, me miratimin e një dispozite të tillë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të URMV-së i ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore dhe është vendosur në rolin e ligjvënësit, sepse një përmbajtje e tillë nuk mund të rregullohet me akt nënligjor.
Pas analizës, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se rregullimi i kushteve në të cilat mund të ushtrohet e drejta për të kryer lirisht ritet fetare në kuadër të forcave të armatosura është ekskluzivisht “materia legis”, pra çështje juridike dhe në asnjë rast nuk mund të rregullohet me Rregull”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas kësaj, shtojnë nga atje, Gjykata Kushtetuese vlerëson se dispozita e kontestuar mund të vihet në pikëpyetje për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e saj./Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese inicion procedurën për ndalesën e praktikimit të riteve fetare në Ushtrinë e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.