Trupi i një zhytësi të mbytur, i cili u zhduk më herët sot në ujërat e Liqenit të Ohrit, u gjet këtë pasdite, pranë fshatit Trpejca të Ohrit.

Sipas dëshmitarëve okularë, ai kishte veshur kostum zhytjeje dhe kishte pajisje të plota zhytjeje.

Ministria e Brendshme njoftoi më parë se një shtetas bullgar 52-vjeçar u zhduk ndërsa zhytej në një thellësi prej 89 metrash, mbi fshatin Trpejca.

Incidenti ndodhi sot rreth orës 13:15, dhe ekipet nga Policia e Liqenit, Kryqi i Kuq dhe zhytësit nga klubi “Amfora” u angazhuan për ta gjetur atë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Ohrit, Stefan Dimoski, konfirmoi incidentin këtë pasdite dhe njoftoi se trupi u nxor nga thellësi të mëdha.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende./Telegrafi/

Gjendet trupi i pajetë i zhytësit bullgar në Liqenin e Ohrit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version