Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke folur për bllokimin e Ligjit për “branitellat” në Kuvend, tha se ai, si kryetar i Kuvendit, është i obliguar që ta zbatojë Rregulloren, por se nuk është ai i cili gjykon nëse dikush e ka shkelur atë ose jo, kjo, sipas tij, mbetet të vlerësohet nga aspekti politik ose juridik nga çdokush.
“Unë jam kryetar i Kuvendit i cili e zbaton Rregulloren por jo i cili gjykon se kush e thënë apo jo, kjo nuk është e drejta ime. Është çështje interpretimit nga palët në aspektin politik juridik të ekspertëve. Donë të thotë mbetet e zbatueshme dhe e vlerësimit të palëve të ndryshme të interesuara për këtë çështje.
Mendoj se është çështje e absolvuar dhe do të duhet shohim në të ardhmen nëse kemi problem me Rregulloren atëherë Komisioni për mandate dhe për Rregullore do të duhet t’i shqyrtojë nenet që janë në kolizion njëra me tjetrën”, tha Gashi, ndërsa i pyetur nëse do ta thërras seancën, u përgjigj se “Jo”.
Gashi: Nuk do ta thërras seancën për Ligjin për “branitellat” appeared first on Telegrafi.