Nga 4 gushti pacientët e onkologjisë do të mund ta marrin terapinë me tableta (anastrozol dhe letrozol) në barnatore, deklaruan për AIM-n drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov.
“Sot do të publikohet libri i kodeve me vlerë nga 4 gushti, prej kur pacientët do të jenë në gjendje ta marrin terapinë me recetë nga barnatoret. Kjo do të thotë që pacientët duhet të marrin raport nga onkologu, pastaj te mjeku amë të marrin recetë, ndërsa prej atje në barnatore t’i marrin tabletat. Participimi do të jetë rreth 50 denarë”, theksuan drejtorët e FSSH.
Lidhur me injeksionin hormonal resiligo, të cilin e marrin pacientët e onkologjisë, drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Igor Stojkovski tha se ata pacientë gjatë javës së ardhshme do të njoftohen se kur dhe ku mund ta marrin terapinë.
FSSHM: Nga 4 gushti pacientët e onkologjisë do ta marrin terapinë e tabletave nga barnatoret appeared first on Telegrafi.