Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se krahët e ndikimit financiar, politik dhe mediatik që burojnë nga Orbani dhe Vuçiqi dhe që çojnë te Mickoski do të çmontohen.

Filipçe theksoi se ekziston një rrjet i fortë propagande dhe ndikime politike në rajon, të cilat janë të vetëdijshme për atë që po bën kjo qeveri, e cila qëllimisht po na mban si një shtojcë këtu në Ballkan, dhe e gjithë kjo për pasurim personal.

“Hristijanin e kontrollojnë si Vuçiqi ashtu edhe Orbani. Propaganda e udhëhequr nga mediat e Orbanit, fushata e zezë, praktikisht propagandë, e cila ka stilin e propagandës së Gebelsit, e cila buron nga Orbani, përmes Vuçiqit në Serbi dhe këtu me ne”, tha Filipçe.

Qytetarët u gënjyen se kjo qeveri, kur ishte në opozitë, ishte një opsion i vërtetë patriotik, se po luftonte për interesat e qytetarëve, se LSDM kishte rrezikuar interesat kombëtare, dhe e gjithë kjo me një fushatë të fortë të zezë, praktikisht propagandë që ka stilin e propagandës së Gebelsit që buronte nga Orbani përmes Vuçiçit në Serbi edhe këtu ke ne”, shtoi ai.

“Shikoni se si po ia dalin këta njerëz në vendet e tyre dhe çfarë po bënin: duke i ndarë njerëzit, duke përhapur gjuhë urrejtjeje, duke krijuar armiq artificialë, kriza artificiale. Ky është sistemi i kopjimit dhe ngjitjes që po bën Mickoski – duke kopjuar Vuçiqin, duke kopjuar Orbanin. Kjo është ajo që po bën Petar Maxhar, duke e çmontuar atë sistem. Ato degë që në çdo bazë, financiare, në aspektin e kredive, biznesit dhe medias, çojnë te Hristijan Mickoski, do të çmontohen edhe në vendin tonë. Vendi do të çlirohet, hapësira mediatike gjithashtu do të çlirohet”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version