Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar Qeverinë për fshehje të të dhënave dhe reagim të vonuar pas zjarrit që shpërtheu në Trubarevë, duke thënë se kjo ka sjellë pasoja serioze për shëndetin e banorëve të kësaj zone dhe rrethinës.
Filipçe deklaroi se autoritetet mashtruan opinionin duke thënë se ajri nuk ishte i ndotur, ndërsa të dhënat zyrtare që u publikuan pas gjashtë ditësh tregojnë nivele alarmante të substancave toksike.
“Qeveria gënjeu kur tha se ajri në Trubarevë nuk është i ndotur, reagoi me vonesë dhe nuk mori asnjë masë urgjente për të mbrojtur qytetarët – përfshirë edhe evakuimin. Me këto gënjeshtra, është drejtpërdrejt përgjegjëse për helmimin e njerëzve në Trubarevë dhe përreth,” tha Filipçe.
Sipas tij, matjet tregojnë përqendrim 12 herë mbi normën e lejuar të kadmiumit në ajër – konkretisht 59.1 ng/m³, ndërsa niveli i lejuar është vetëm 5 ng/m³.
Filipçe kërkoi dorëheqje të menjëhershme nga disa zyrtarë të lartë.
“Kërkoj dorëheqje të menjëhershme nga ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Kërkoj që Prokuroria Publike të hapë urgjentisht hetim dhe të mbajnë përgjegjësi penale të gjitha zyrtarët që, përmes mosveprimit të tyre, kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve,” theksoi ai.
LSDM paralajmëron masa të mëtejshme politike dhe juridike për siç thotë ai, fshehjen e të vërtetës në zjarrin në Truberevë.