Zëvendëskryeministri Arben Fetai deklaroi se vizita e Komisionit të Venecias në Shkup është pjesë e procesit përgatitor për mendimin e tyre lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Fetai tha se ky ligj do të jetë kthesë historike për shqiptarët.

“Ky ligj është dërguar për mendim në Komisionin e Venecias për një arsye thelbësore: që ai të jetë plotësisht konform Kushtetutës dhe standardeve evropiane, duke eliminuar çdo hapësirë për interpretime apo kontestime të mëvonshme”, tha Fetai.

Ai sqaroi se ky ligj për herë të parë e shndërron parimin e përfaqësimit të drejtë në një detyrim ligjor të qartë dhe të zbatueshëm për çdo institucion, ndërsa brenda gjashtë muajve do të bëhet harmonizimi i të gjithë legjislacionit sektorial me këtë ligj.

“Ky ligj është i vonuar. Ai duhej të ishte miratuar që nga viti 2003. Miratimi i tij do të korrigjojë edhe një tjetër padrejtësi të trashëguar nga regjimi i BDI-së. Ky nuk është ligj për një bashkësi të vetme, por ligj për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha komunitetet. Me këtë ligj, përfaqësimi i drejtë nuk është më nocion deklarativ, por një e drejtë e garantuar dhe e mbrojtur nga mekanizma të qëndrueshëm institucional”, theksoi Fetai.

Fetai tha se pas përfundimit të këtij procesi, projektligji shumë shpejt do të dërgohet në Parlament për procedurë parlamentare.

Fetai: Komisioni i Venecias për vizitë në Shkup, do të vlerësohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe adekuat appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version