Në tremujorin e dytë të këtij viti, në transportin rrugor janë transportuar 10.007.000 udhëtar, që është ulje për 6,3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Ulje më të madhe prej 27,7 për qind ka në transportin ndërkombëtar, ku pasojnë transporti urban me rënie prej 10,6 për qind, transporti mes qyteteve me 5,2 për qind, si dhe transporti periferik 3,5 për qind.

Numri i përgjithshëm i kilometrave të udhëtarëve në tremujorin e dytë të këtij viti është 256.889.000 dhe është rritur për 19,3 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Në transportin urban është rritur për 35,4 për qind, në transportin periferik është rritur për 9,1 për qind, në transportin ndërkombëtar është rritur për 32,5 për qind, ndërsa ulje prej 0,2 për qind është regjistruar në transportin mes qyteteve.

ESHS: Në tremujorin e dytë shfrytëzimi i transportit urban ka shënuar rënie appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version