
Ermal Panduri është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për emisionin “Debat Plus” që ai e drejton, skenën politike shqiptare, gazetarinë, si dhe inteligjencën artificiale.
Ai tha se pas emisionit “Debat Plus” qëndron një ekip i tërë, i cili kujdeset për çdo detaj dhe e informojnë për kontekstet politike para emisioneve.
– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …
“Në Debat Plus jemi një ekip i madh. Kam katër gazetarë të cilët mbledhin dhe i përpunojnë informacionet. Para çdo emisioni kemi takime dhe diskutojmë për çështje të ndryshme. Ata më informojnë për kontekstet politike dhe nuk iu ikë asnjë detaj. Mund të them se më shumë debat kemi brenda ekipit të Debat Plusit, se sa në emision”, tha Panduri.
E pyetëm për dallimin në mes politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, Panduri tregoi disa gjëra që ai ka vërejtur.
“Diapazonin politikanët e Maqedonisë kanë më të gjerë, por nuk argumentojnë me pasion siç e bëjnë politikanët në Kosovë dhe Shqipëri. Si dhe dijnë me qenë më të afërt se ata të Kosovës e Shqipërisë, pra mbajnë marrëdhënie shoqërore jashtë emisioneve”, tha Panduri.
Ndërsa sa i përket skenës politike shqiptare dhe angazhimin e tij të mundshëm në politik, ai tha se asnjëherë nuk do të angazhohet në politik, por se do të merret me gazetari.
“Skena politike shqiptare më ka interesuar çdo herë. Nuk e shoh veten në politik, por e shoh veten edhe shumë vite duke bërë gazetari në politik. Nuk e shoh të lodhshme këtë, kjo më jep adrenalinë. Pasuria më e madhe është kur ke njohur për zhvillimet dhe je një hap përpara për zhvillimet politike”, tha Panduri.
Ndërsa në lidhje me aktualitetin politik në Maqedonia, ai tha se situata e shqiptarëve në RMV varet nga fuqia politike që e kanë partitë maqedonase.
“Flitet për të drejtat e shqiptarëve, ndryshe me BDI-në, ndryshe me VLEN-in. Shqiptarët kanë pak në dorë mundësi me bërë, pasi kjo varet nga partneri maqedonas. Një LSDM e dobët para dy viteve, faktorizoi BDI-në. Një VLEN i fortë tash, e dobët nesër, nuk është me rëndësi, me një OBRM-PDUKM e cila i ka numrat që të bëjë qeveri edhe pa shqiptarët. Duket se është duke u fryrë një konflikt AKI dhe VLEN, e që në fakt pejt i ngreh tjetër kush”, tha Panduri./Telegrafi/





