Enver Pajaziti sot ka shpallur kandidaturën e pavarur për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

“Ju informoj se nga sot, zyrtarisht shpall kandidaturën time si kandidat i pavarur për kryetarë të komunës së Bërvenicës!

Ky vendim i imi rezulton pas shumë bisedave dhe keshillave me qytetarët të komunës së Bërvenicës, miq, dashamirë dhe qytetarë tanë të diasporës.

Në katër vjeçarin e fundit të komunës në vazhdimësi kam ndjekur dhe vërejtur lëshimet e panumërta dhe keq menaxhimet nga udhëheqësia aktuale, prandaj mora një vendim të tillë për të mirën e perbashkët”, shkruan Pajaziti.

Kujtojmë se Pajazit ka drejtuar komunën e Bërvenicës gjatë periudhës 2009-2021./Telegrafi/

Enver Pajaziti shpall kandidaturën e pavarur për kryetar të Komunës së Bërvenicës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version