Kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, është i ftuari i parë në emisionin “PodGo” në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale. Sulejmani tregoi disa nga prioritetet e tij nëse zgjidhet kryetar i Komunës së Zhelinës.
Ai tha se në planprogramin e tij ka projekte për arsimin, zgjidhjen e përhershme për çështjen e ujit të pijshëm dhe kanalizimit, pastrimin e deponive, si dhe zhvillimin e turizmit malor.
– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …
Arsimi
Komuna e Zhelinës ka nevojë për menaxher, të njëjtën gjë e them edhe për shkollat. Ata kanë nevojë për udhëheqës profesionist. Drejtorët e shkollave do të zgjidhen në format ligjore. Do të fuqizojmë faktorizimin e prindërve nëpër këshillat e shkollave. Politika të mbajë larg duart nga arsimi. Ne do të suportojmë shkollat, por profesionalizmi do të jetë në vijë të parë. Drejtorë të shkollave do të jenë ata që e meritojnë, pra ata që do të zgjidhen nga këshilli, e jo nga kryetari i komunës. Do të ndërtojmë një çerdhe komunale, e cila besoj se do të përfundohet brenda dy viteve. Të gjitha shkollat që kanë nevojë për rikonstruim do ta bëjmë të njëjtën, p.sh: në Rogle, në Trebosh, në Pallaticë.
Uji i pijshëm dhe kanalizimi
Mungesa e ujit është prej problemeve kryesore. Nga 17 vendbanime, plot 15 vendbanime janë pa ujë të pijshëm. Vetëm Zhelina dhe Strimnica kanë ujësjellës, të cilët gjithashtu nuk janë cilësor. Në mandatin tonë urgjentisht do të zhgjidhim çështjen e ujit për fshatrat: Trebosh, Pallaticë dhe Uzurmisht. Projekti do të vazhdojë aty ku është lënë në vitin 2017 për fshatrat e Dervenit. Gjithashtu do të mbyllim problemin e kanalizimit, që pas katër viteve të flasim sikur bota e moderuar, për investime më të mëdha.
Turizmi malor
Në programin tonë ka gjëra që përfshijnë investime në turizmin malor. Kemi fshatrat Sallarevë, Merovë, Leshnicë e Epërme, tek të cilat mund të investojmë. Fillimisht duhet t’u krijojmë kushte bazë, rrugë dhe ujë. Pra së pari duhet të miratohet plani urbanistik për këto fshatra që kanë potencial për turizëm malor. Ne do të krijojmë kushte që investitorët të vijnë të investojnë në komunën tonë. Është një rrugë prej Zheline në fshatin Dëbërcë, kjo do të jetë pjesë e programit që do ta realizojmë. Leshnica e Epërme ka një ujëvarë që është harruar, do të investojmë edhe atje.
Deponitë
Kemi shumë deponi, të cilat nëse pastrohen mund të krijohen shumë parqe të bukura. Projekti për këtë është më i realizueshëm dhe do të jetë prioritet në mandatin tim.