Seanca gjyqësore për dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës është shtyrë për më 25 nëntor.

Arsyeja e anulimit ishte për shkak se në seancë mungoi i akuzuari Artan Arsllani ndërsa mbrojtësi i tij, Hamid Iseni, njoftoi gjykatën se nuk ka mundur të ketë qasje deri tek lënda për të pare akuzuar qe rëndojnë mbi te klientin e tije

Në këtë rast, përveç kompanisë “Urban Plan” si person juridik, të akuzuar janë edhe Sejdi Shasivari, ish drejtorët e Qendrës për Kulturë, Artan Asllani dhe Bujar Muça.

Share.
Exit mobile version