Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi sot masën e re të qeveritare “Shporta shkollore”, që synon uljen e shpenzimeve për pajisje shkollore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Besojmë se arsimi duhet të jetë i arritshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë – pa marrë parasysh të ardhurat e familjes. Prandaj, së bashku me Qeverinë, ndërmarrim masa që mundësojnë që çdo fëmijë të fillojë me obligimet shkollore me kushte të barabarta, ndërsa prindërit të ndjejnë lehtësim konkret”, deklaroi ministri Durmishi.

Në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Tregti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për shitjen e pajisjeve shkollore me pakicë dhe shumicë, që do të jetë i vlefshëm nga 15 gushti deri më 15 shtator të vitit 2025.

“Parashikohet ulje e çmimeve të pajisjeve shkollore për të paktën 10% në tregtinë me shumicë dhe 15% në tregtinë me pakicë.

Masa vlen për të gjitha llojet e shitoreve që shesin pajisje shkollore – nga libraritë, deri te supermarketet, deri te shitoret sportive, tha Durmishi.

Durmishi: Sigurojmë zbritje deri në 15% për pajisjet shkollore, mbështetje reale për familjet para vitit shkollor appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version