Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, ka dhënë detaje në lidhje me rastin e vdekjes së 7-vjeçares në repartin e Pediatrisë. Ai tha se pacientja 7-vjeçare është pranuar në spital të shtunën në mbrëmje me dhimbje të muskujve.]

Elezi tha se pas pranimit të pacientes, mjekët kanë vepruar në përputhje me protokollet mjekësore dhe i kanë dhënë terapi në përputhje me moshën e pacientes.

– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …

“Pacientja është lajmëruar në spital në reapartin pediatrik më 20.09 me dhimbje të muskulaturës. Fëmija ka qenë në krah të prindërit dhe nuk ka mundur të ecë. Nga ana e mjekut kujdestar janë marrë të gjitha masat e menjëhershme me analiza të duhura, për të ardhur te diagnoza e saktë e pacientes. Është pranuar në repartin pediatrik dhe është filluar me terapinë sipas moshës. Infuzionet janë dhënë në bazë të protokolleve mjekësore. Gjendja ka qenë stabile deri në ditën e nesërme dhe i janë bërë sërish analiza”.

“Gjatë terapisë pacientja nuk ka mundur të gëlltit, dhe sërish i është bërë analiza dhe kontroll. Pastaj pacientja është dërguar në repartin e ORL-së për t’ia larguar sekretin e gojës dhe pacientja nuk ka treguar shenja të lëvizshmërisë. Në momentin që mjeku i ORL-së e ka vërejtur se nuk ka reagim e ka thirrur mjekun anesteziolog dhe i kanë bërë reanimim, por në këtë rast pacientja ka ndërruar jetë”.

“Kam qenë në komunikim me të gjithë mjekët që të arrijmë deri te e vërteta për këtë paciente. Nga MSH jam informuar se po përgatitet komision shëndetësor për të zbardhur rrethanat e këtij rasti”, tha Elezi.

Ai gjithashtu theksoi se në dy rastet e fundit të vdekjeve të fëmijëve, pacientët janë pranuar në spital pas marrjes së terapive nga mjekët e përgjithshëm./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version