Nivelet e lumenjve në vend sot janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se mesatarja për muajin nëntor, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorolgjike (DPHM). Vetëm te lumi Bregallnicë në Berovë është matur nivel më i ulët se mesatarja – 12 centimetra, përballë 22 të zakonshëm.
Te lumenjtë e tjerë shënohen rritje. Vardari në Jegunovc dhe në Veles ka vlera dyfish më të larta se mesatarja, ndërsa te Treska në Makedonski Brod niveli është tetë herë më i lartë – nga 13 centimetra në 108 të sotshme.
Pçinja në Banjën e Katllanovës shënon rritje të trefishtë – nga 40 në 124 centimetra, po ashtu edhe tek Babuba në Bogomillë (nga 14 në 42) dhe te Cërna Reka në Novaci, ku niveli i ujit është rritur nga 65 centimetra në 246.
Në liqenet natyrore, ka rritje minimale krahasuar me matjet e djeshme, por pa devijime të mëdha nga mesatarja për nëntor.
Temperatura e Liqenit të Ohrit këtë mëngjes është 13,5 gradë, e Prespës 10,5, ndërsa e Dojranit 13 – të gjitha në kuadër të mesatares sezonale.
