Pas dënimit të 38-vjeçarit për shkak të flamurit me mbishkrimin autokton dhe hartën e Shqipërisë së Madhe, zv. kryeministri Izet Mexhiti thekson se gjykatat nuk janë në nivelin e duhur, duke shtuar se nuk dënojnë kur duhet, ndërsa nuk duhet e teprojnë.
Mexhiti tha se nuk mund të barazohen thirrjet raciste të Kumanovës me thirrjet gjatë ndeshjes mes Shkëndisë dhe Karabakut, ndërsa bëri apel të ndalohet me gjuhën e urrejtjes.
“Sa e di është ngritur aktpadi edhe ndaj rastit në Kumanovë. Edhe njëherë bëj thirrje të respektojmë vlerat e njëri-tjetrit, t’u ikim sa më larg thirrjeve raciste, ksenofobe.
Po duhet ta kemi parasysh se gjyqësia nuk është në nivelin e duhur të detyrës. Shpesh herë aty ku duhet nuk vepron, aty ku s’duhet e tepron. Mirëpo është me rëndësi që institucionet ishin njëzëri që pa marrë parasysh nga kush vijnë thirrjet raciste, ksenofobe duhet të dënohen dhe këtë rast edhe çështja që nuk mund të barazohet, sepse thirrjet në Kumanovë plotësisht raciste dhe antishqiptare”, tha Izet Mexhiti./Alsat/
Dënimit i 38-vjeçarit për shkak të flamurit me mbishkrimin autokton, Mexhiti: Gjykatat nuk janë në nivelin e duhur appeared first on Telegrafi.