Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, theksoi se rezultatet e zgjedhjeve të fundit tregojnë qartë se shumica qeverisëse po humbet mbështetjen e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vetëm në 15 muaj, qeveria ka humbur rreth 30% të votuesve të saj, diçka që nuk ka ndodhur në historinë e afërt të vendit që shumica qeverisëse të shkrijë votat. Mund të formosh një qeveri, por të mos kesh besimin e qytetarëve. Nëse mbledh votat e partive opozitare dhe atyre që nuk dolën të votonin për qeverinë, diferenca është vetëm rreth 16 mijë. Ky është realiteti”, tha Bytyqi “TV24”.
Lidhur me situatën në kryeqytet, Bytyqi kujtoi se janë partitë qeverisëse dhe partnerët e tyre të koalicionit që janë përgjegjëse për situatën në Shkup.
“Minjtë në Shkup janë një pasqyrim i mënyrës se si qeveria e menaxhon qytetin. Katër vjet më parë, pamë të njëjtat skenarë, thashetheme dhe akuza. Sot, në vitin 2025, Shkupi duhet të jetë një metropol, jo një qytet që lufton me kushtet themelore të jetesës. Në vend të kësaj, po dëshmojmë degradim dhe mosrespektim të qytetarëve dhe të drejtave të tyre”, tha Bytyqi.
Deputeti i LSDM-së vlerësoi se pjesëmarrja e ulët dhe fletët e votimit të pavlefshme janë një mesazh nga qytetarët dhe shtoi se situata politike duhet të analizohet nga aspekte të shumëfishta.
Bytyqi theksoi se LSDM mbetet besnike ndaj vlerave të saj dhe nuk do të pranojë politikanë pa besueshmëri për të dhënë mësime./Telegrafi/

