Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski shprehu shqetësim për kohën e humbur të Maqedonisë në procesin e integrimit evropian, duke shpjeguar se ndryshimi i qeverisë në vitin 2006 pati pasoja të rënda.

Në një intervistë për emisionin “Gragjanski Agol” në televizionin në Mal të Zi, Buçkovski theksoi se Maqedonia ishte lidere në integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor kur ai ishte kryeministër, por pasi qeveria e re erdhi në pushtet në vitin 2006, Maqedonia humbi dhjetë vjet në konteste dhe provokimesh me Greqinë. Si rezultat, në vend që të bëhej anëtare e NATO-s në vitin 2008, Maqedonia iu bashkua Aleancës vetëm në vitin 2020.

Buçkovski kritikoi gjithashtu Presidentin Francez Emmanuel Macron për bllokimin e përparimit të Maqedonisë në vitin 2019, kur në vend të një date për negociata, Macron propozoi një metodologji të re, të cilën Bullgaria e përdori për të vendosur kërkesa të reja.

Lidhur me qeverinë aktuale, Buçkovski kujtoi premtimet e pambajtura të OBRM-PDUKM-së, e cila si opozitë keqpërdori Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, ndërsa si qeveri nuk tregon interes për integrimin në BE./Telegrafi/

Buçkovski: Maqedonia humbi dhjetë vjet në kontestin me Greqinë, Macron e bllokoi në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version