Komuna e Tetovës ka hapur tender për pjesën e fundit të bulevardit “Bllagoja Toska”. Sipas projektit, bulevardi pritet të jetë gati brenda këtij viti, nëse nuk do të ketë ankesa që do ta vononte procedurën.
Pas arritjes së marrëveshjes për denacionalizimin e pronave, gjegjësisht rënimin e disa shtëpive që shihni pas meje, që të vazhdojë bulevardi “Bllagoja Toska: në pjesën e fundit të tij, komuna e Tetovës, tashmë ka hapur tenderin për përfundimin e këtij bulevardi.
“Tash është duke u përgatitur tenderi për këtë projekt, sepse kompania që e kishte përfundimin e bulevardit në atë pjesë, shkaku i mbarimit të kontratës është tërheq nga vazhdimi i të njëjtës, dhe do duhet të shpallim tender të ri për të vazhduar bulevardin. Pjesa e eksropriimit është zgjidhur informatat që i kam, pjesa më e madhe e objekteve në trase të rrugës janë prishur, uroj që të mos ketë vonesa apo ankesa siç ka pasur sepse operatori paraprak në garë u fut nën çmim dhe e shfrytëzoj mundësinë të tërhiqet nga përmbyllja e kontratës që na obligoi të hapim tender të ri për vazhdimin e punëve”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
Për përfundimin e këtij projekti janë ndarë mbi 4 milion euro për denacionalizim dhe asfaltimin e pjesës së dytë të këtij bulevardi.
“Për këtë bulevard janë dnarë edhe diku katër milion denarë shtesë dhe pengesat që kishim me eksproprijimin e pronave dhe prishjen e objekteve, kanë filluar të eliminohen dhe brenda ditëshdo hiqen gjitha pengesat në atë pjesë”, shtoi Nuredin Deari, Shef i financave të komunës së Tetovës.
Pjesa e dytë e bulevardit “Bllagoja Toska” ka nisur të ndërtohet në vitin 2023 dhe deri tani ka kushtuar rreth 12 milion denarë./Alsat.mk
Brenda këtij viti do të përfundojë edhe faza e fundit e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë appeared first on Telegrafi.