SHBA ofron mbështetje për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e energjetikës.
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, ka takuar sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler.
Në takim u diskutua për qëllimet, aktivitetet dhe projektet e ministrisë së sapoformuar. Bozhinovska theksoi rëndësinë e madhe të realizimit të investimeve të reja kapitale në fushën e energjetikës dhe harmonizimin e ligjeve ekzistuese me ato të Bashkimit Evropian në fushën e energjetikës.
“Është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve”, tha Bozhinovska, duke pasur parasysh se përcaktimi strategjik ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve me partnerin tonë SHBA.
Në takim u theksua mbështetja e SHBA-së në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në fushën e energjisë dhe burimeve të rinovueshme të energjisë./Telegrafi/
Bozhinovska-Aggeler: Mbështetje nga SHBA për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e energjisë appeared first on Telegrafi.