Blerim Sejdiu nga VLEN bëri të ditur se në komunën e Gostivarit dhe Vrapçisht, VLEN do të dalë me kandidatë të rinj pasi në këto dy komuna nuk u arrit censusi dhe do të ketë zgjedhje.

Sejdiu në “Debat 21” nuk bëri të ditur emrat e kandidatëve, por tha se kjo është e lejuar dhe do të praktikohet nga VLEN.

“Tani në raundin e dytë që mund të ndodh edhe ndërrimi i kandidatit, që do të ketë ndërrim kandidati edhe nga VLEN”, tha Sejdiu.

Sejdiu poashtu tha se Saranda Imeri është një nga emrat e mundshëm për të qenë ushtruese detyre kryetare e Gostivarit.

“Është njëra nga emrat që është diskutuar, por ka edhe emra të tjerë. Vendimi do të merret shumë shpejtë, proceset administrative duhet të vazhdojnë dhe qytetarët të kërkojnë shërbimet e tyre. Duhet sa më shpejtë të emërohet një ushtruese detyre”, tha Sejdiu

Share.
Exit mobile version