BDI i ka reaguar koalicionit VLEN në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në vend.

]Nga atje thonë se Marrëveshja e Ohrit nën sulm, ndërsa Qeveria e izoluar e Stoilkoviçit është fytyra e VLEN-it

“Shënimi i 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit nga kjo qeveri nxori edhe një herë në pah një ironi të hidhur: personi që historikisht ka mohuar Marrëveshjen e Ohrit, Ivan Stoilkoviç, sot ka kompetencë ligjore mbi zbatimin e saj. Rezultatet janë të dukshme: çdo ditë kjo marrëveshje sulmohet dhe përpjekjet për ta zbatuar sabotohet nga brenda institucioneve. Në vend që kjo ditë historike të shënohej si triumf i paqes dhe i barazisë, u shndërrua në skenë politike të OBRM-PDUKM-së dhe aleatëve të saj, ku Marrëveshja u përmend si çështje e mbyllur, vetëm për të relativizuar vlerën e saj.

Edhe më tronditëse ishte mungesa e plotë e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, kjo ditë kaloi pa praninë e miqve tanë strategjikë nga SHBA dhe BE. Kjo nuk është rastësi, është tregues i izolimit të plotë të kësaj qeverie, e cila ka braktisur kursin euroatlantik për të ndërtuar aleanca të rrezikshme me Serbinë dhe Rusinë. “Dimri i vetmisë së madhe” për qeverinë është fakt, jo metaforë.

Simbol i këtij izolimi ishte edhe koncerti i mbrëmshëm, i organizuar nga VLEN me tenorin me renome botërore Rame Lahaj, i cili në vend të kthehej në një ngjarje kombëtare si dikur, u zhvillua në një sallë të vogël, pa praninë e ambasadorëve, pa krerë shtetesh shqiptare, pa asnjë personalitet serioz diplomatik. Nga një përvjetor që dikur bashkonte miqtë më të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut, kemi rënë në një festë private të shëmtuar, ku i vetmi mik i mbetur besnik është Stoilkoviçi, simbol i qartë i rënies dhe izolimit të kësaj qeverie”, thonë nga BDI./Telegrafi/

BDI: Marrëveshja e Ohrit nën sulm, Qeveria e izoluar, Stoilkoviçi fytyra e VLEN-it appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version